top of page
Product Page: Stores_Product_Widget
LEFKADA 4 DITE

LEFKADA 4 DITE

DataMuajiSpecifikime
12 , 19 , 26Korrik

159€ Pegasos 3* / 199€ Ionian Star 4*

2Gusht

175€ Pegasos 3* / 209€ Ionian Star 4*

30Gusht

159€ Pegasos 3* / 185€ Ionian Star 4*

6Shtator

125€ Pegasos 3* / 150€ Ionian Star 4*

  • PROGRAMI:

    • ► DITA PARË

      Nisja nga Tirana ne oren 12:00 te darkes se dites se merkure (1 dite para nisjes ) . Ndalesa të shkurtra gjate rrugës për në kufirin e Qafe Botes .
      Pasi te kalojm ne token Greke ndalesa e pare do te behet ne qytetin turistik te Parges te ndërtuar në qafëmali dhe bregdet ku do te konsumojm edhe mengjesin e dites se premte pasi ne Parga do te jemi rreth ores 07:00 – 08:00 te mengjesit.Kohegjatesia vizites 1 ore e 30 min.Vazhdojmë me një shëtitje të shkurtër në qytet dhe ne shetitoren kryesore buze detit. Me pas nisemi drejt ishullit te Lefkades .Akomodimi ne hotel rreth ores 12 :00 .Kohe e lire per plazh prane hotelit .Darka ne Hotel .Pas darkes sipas deshires mund te ikim ne parti ne anije .E sugjeruar por jo e detyruar

    • ► DITA DYTË

      Mëngjesi në hotel dhe nisja për në qëndrën më të famshme turistike të ishullit, Nidri.Aty na pret anija për një ditë plot ngjyra deti. Fillon udhëtimi në orën 9:45 Vizitojmë bregdetet me famë boterore të Lefkades...Porto Katsiki ose Egremni, Meganisi, Scorpions ....dhe shpellen Papanikolis. Vizitojmë dhe ndalojmë 1 orë në ishullin më të madh të detit Jon, Kefalonia dhe ishullin e Odisesë Itaka. Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa për plazh. Kjo shëtitje e mrekullueshme mbaron rreth ores 18:00 .Kthimi ne hotel.Darka ne hotel .qendrim I lire ne qender te ishullit .

    • ► DITA TRETË

      Pas mengjesit, nisemi per plazh ne Kathisma-Lefkada, ku do te qendrojme nga ora 10:00 deri ne oren 17:00 . Pas plazhit ne Kathisma kthehemi ne hotel . Pasdite e lire. Darka ne hotel.Pas darkes organizim i sugjeruar ne party ne anije .

    • ► DITA KATËRT

      Mëngjesi në hotel.Nisja për kthim nga kufiri Kakavisë. Ndalesë dhe shetitje në liqenin dhe kalanë e Janinës.Kthimi ne Tirane rreth ores 21:00 ne darke . Fundi I sherbimit tone .

    • INFORMACIONE RRETH HOTELEVE

      Hotel Pegasos 3* ndodhet ne zonen e Nikianes 15 minuta larg nga qendra e Lefkades dhe 10 minuta larg nga Nidri, fshati turistik me I madh I ishullit ne te cilin ndodhen te gjitha anijet qe startojn shetitje ne plazhet dhe ishujt e shumte rreth Lefkades. Klikoni linkun per foto mbi hotelin -- >> http://www.hotelpegasos.gr/

      Hotel Ionian Star 4* ndodhet ne qender te ishullit afer clubeve te nates dhe 3 shetitoreve me kryesore dhe me te gjalleruara qe Lefkada disponon . Klikoni linkun per foto mbi hotelin -- >> http://ionionstar.gr/

      Hotel Tesoro 4* ndodhet gjithashtu ne zonen e Nikianes 15 minuta larg nga qendra e Lefkades dhe 10 minuta larg nga Nidri ,fshati turistik me I madh I ishullit ne te cilin ndodhen te gjitha anijet qe startojn shetitje ne plazhet dhe ishujt e shumte rreth Lefkades .Klikoni linkun per foto mbi hotelin -- >> http://hoteltesoro.gr/

      Hotel Ionian Blue 5 * ndodhet gjithashtu ne zonen e Nikianes 15 minuta larg nga qendra e Lefkades dhe 10 minuta larg nga Nidri ,fshati turistik me I madh I ishullit ne te cilin ndodhen te gjitha anijet qe startojn shetitje ne plazhet dhe ishujt e shumte rreth Lefkades .Klikoni linkun per foto mbi hotelin -- >> https://www.ionianblue.gr/

  • DETAJE

    NE CMIM PERFSHIHET

    ►Transporti me autobus komod.
    ►Akomodimi 3 nete në hotelet perkates.
    ►Mëngjesi dhe darka .
    ►Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit.

    NE CMIM NUK PERFSHIHET

    ►Gjithcka që nuk është përmendur në rubrikën përfshihet.
    ►Shëtitja me anije gjate dites ne viziten e ishujve , opsionale €20.
    ►Party I darkes ne anije 10 euro ( Hyrja + 1 pije falas )
    ►Hyrjet në monumente dhe muzeume.
    ►Siguracioni jetës në udhetim (I detyrueshem).
    ►Taksat lokale te ligjit te ri Grek e cila paguhet cash ne recepsion . 1.5 euro per dhome per nate ne hotel me 3* dhe 3 euro per dhome per nate ne hotel me 4*

  • SHENIM

    POLITIKAT E FEMIJEVE

    • HOTEL PEGASOS 3*
    0-2.99 VJEC JANË FALAS
    4-11.99VJEC, NËSE NJE FEMIJE AKOMODOHET NË DHOMË ME 2 TË RRITUR, PËRFITON 50 % ZBRITJE
    MBI 12 VJEC PAGUAN SI I RRITUR

    • HOTEL IONIAN STAR 4*
    0-6.99 VJEC JANË FALAS
    MBI 7 VJEC PAGUAN SI I RRITUR

    SHENIM

    ►AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) PAGUAN 75% ME SHUME.
    ►NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
    ►PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES.
    ►PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
    ►AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ.
    ►NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR.

    FACEBOOKTWITTERGOOGLE+SHARE

€125.00Price
Quantity
bottom of page